Qëlluar në ajër me pistoletë duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan, vendosen në pranga 2 të rinj!

qelluar ne ajer me pistolete duke terrorizuar banoret dhe me pas u larguan vendosen ne pranga 2 te rinj





































Policia ka vendosur në pranga dy të rinj të cilët akuzohet se kanë qëlluar me pistoletë sportive në qytetin e Lezhës duke terrorizuar banorët dhe më pas janë larguar.

454491650_889437256554954_223228018159523424_n

“Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”,”– raportuan uniformat blu.

Dy të arrestuarit dyshohen se kishin marrë automjetin e 28 vjeçarit me iniciale E. G., i cili u procedua penalisht, dhe nga makina kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë çoi në prangosjen e dy shtetasve dhe procedimin e një tjetri në gjendje të lirë.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Lezhë nga banorët, se në lagjen “Skënderbeg” kishte të shtëna me armë zjarri, shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e automjetit, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg.”

Dy shtetasit e arrestuar dyshohen se kishin marrë automjetin e shtetasit E. G. dhe prej automjetit kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →