Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, është shprehur se qëllimi i PS-së me Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, është fisnik, për të luftuar korrupsionin që sipas saj në Shqipëri është kthyer në një problem madhor.
Duke folur në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, Kodheli u shpreh se nëse duan të hymë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duhet që ta luftojmë korrupsionin, ndërsa shtoi se PS ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re.
“Unë besoj se PS dhe mënyrë të veçantë lideri i saj Edi Rama janë hapa përpara, kur vjen puna për gjallërimin e asaj që ne kemi realizuar me duart tona. PS ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re. Ne po bëjmë një katarsis të shoqërisë, sepse është mpleksur e tëra. Qëllimi ynë është fisnik dhe ne do të vazhdojmë në këtë ndriçim.
Reforma në drejtësi është detyrë mbi detyra, nëse duam që në 2030 Shqipëria të jetë në BE. Duhet të hyjmë në BE duke luftuar korrupsionin. Sa më e involvuar të jetë opozita, më e fituar është, por opozita nuk e ka kuptuar ende këtë gjë”, tha deputetja socialiste.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co