“Pyka” e Gjermanisë, Fylkrug: Kujdes nga Skocia, kemi lojtarë të klasit botëror

pyka e gjermanise fylkrug kujdes nga skocia kemi lojtare te klasit boteror

































Niklas Fylkrug ka dalë në zonën e prononcimeve nga kampi i Gjermanisë ditën e hënë. Ai ka folur për tema të ndryshme, ndërsa ka analizuar edhe rivalin e ditës së premte, fjala është për Skocinë, takimi i cili do të mbahet në “Allianz Arena”.

NICLAS-FULLKRUG-scaled-e1669603468683-1024x684

RIVALI – “Pas testit me Greqinë i gjithë fokusi është ndalur te përballja me Skocinë. Jemi të emocionuar në vigjilje të këtij dueli. E pashë me imtësi miqësoren e rivalit. Të jem realist mbeta disi i surprizuar. Ata sulmojnë lart dhe këtë qasje pres ta aplikoj edhe kundër nesh. Në grupin e tyre mbizotërojnë lojtarë të fortë fizikisht. Do të jetë shumë e rëndësishme ta marrim fitoren, çka do të na jap qetësinë e duhur për vijimësinë. Nuk duhet t’i japim shumë terren Skocisë, pasi kështu do t’i vështirësojmë misionin vetes. Pres dominim në çdo aspekt. Tifozët do të jenë një motiv më tepër për të dhënë më të mirën”, tha Fylkrug.

MIQËSORJA ME GREQINË – “Ishim disi letargjikë në pjesën e parë. Jo mjaftueshëm të përfshirë në duelin për topin e parë. Greqia e nisi me më shumë vrull, teksa na vendosi në vështirësi. Gjithsesi ekipi tregoi karakter në pjesë e dytë dhe i përmbysim. Sigurisht që kemi marrë mësime të vlefshme nga ajo sfidë. Në thelb jam i kënaqur me reagimin e kombëtares, mendoj se edhe trajneri është i lumtur”. GRUPI – “Askush nuk mund ta mohojë se kontingjenti ynë është i përbërë prej lojtarëve të klasit botëror. Duke nisur nga porta, prapavija, mesfusha e deri te sulmi. Thuajse të gjithë luajnë në klube elitare dhe e kanë dëshmuar se përse e meritojnë të veshin fanellë e Gjermanisë në turne kaq madhor. E quaj nder të jem përkrahë emrave të rëndë si Myler, Kros, etj. Ndihem shumë rehat në kombëtare, ia kalojmë shumë mirë dhe fryma është pozitive”, vijoi sulmuesi i Borusia Dortmundit.

ROLI NË EKIP – “I gatshëm të pranojë çdo detyrë që do të më jap trajneri Julian Nagelsman. Uria në grup është e madhe, ç’ka më bën akoma më të lumtur. Të gjithë përpiqen të japin më të mirën dhe Europiani është rasti ideal për të shfaqur vlerat. Edhe pse do të luftojmë me Haverc për rolin e titullarit, i uroj të shënojë sa më shumë gola, pasi kështu do të avancojmë në fazat më të rëndësishme të ‘Euro 2024’-s”, përfundoi Fylkrug.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →