“Pyete nënën e fëmijëve të tu, a i kam bërë të qajnë”- Presidenti i klubit “Iliria” kërcënoi Dukën, zbardhet sms-ja që i erdhi në telefon kreut të FSHF-së

pyete nenen e femijeve te tu a i kam bere te qajne presidenti i klubit iliria kercenoi duken zbardhet sms ja qe i erdhi ne telefon kreut te fshf se





































Policia e Durrësit vu në pranga presidentin  e klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy djemtë e tij, futbollistë të klubit “Iliria”, Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Redian Loci dhe Petrit Selmani, pasi kërcënuan fillimisht me sms dhe më pas i shkuan në banesë, presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

duka

Shkak mësohet të jetë bërë, fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

Gazetari, Igli Çelmeta ka siguruar mesazhin kërcënues që presidenti i Klubit “Iliria” i ka dërguar Armando Dukës.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →