Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se marrëdhëniet me Mongolinë janë ndër prioritetet e Rusisë në Azi, në një takim me homologun e tij mongol Ukhnaa Khurelsukh të martën.
Takimi vjen pas ceremonisë së mirëpritjes, e mbajtur në kryeqytetin e vendit, Ulaanbaatar.
Nuk ka shenja se Mongolia do ta zbatojë urdhërarrestin ndërkombëtar kundër Putinit për krimet e dyshuara të luftës që rrjedhin nga operacioni ushtarak në Ukrainë.
Vizita zyrtare është e para e Putinit në një anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, që nga lëshimi i urdhërarrestit 18 muaj më parë.
Para vizitës së tij, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë ta dërgonte Putinin në gjykatën në Hagë dhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësime se Mongolia nuk do e përmbushte detyrën si anëtare e GJNP-së.
Vizita e tij e vendos Mongolinë në pozitë të vështirë.
Anëtarët e gjykatës ndërkombëtare janë të detyruar ta arrestojnë të dyshuarit nëse është lëshuar një urdhërarrest, por Mongolia është vend pa dalje në det, shumë i varur nga Rusia për karburant dhe një pjesë të energjisë elektrike të saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co