“Pusho se je dhe grua”, “Thërrisni ndihmën mjekësore”/ Debate të forta në komisionin hetimor për Sterilizimin, Vokshi përplaset me deputetët e PS: Do përballeni me ligjin

pusho se je dhe grua therrisni ndihmen mjekesore debate te forta ne komisionin hetimor per sterilizimin vokshi perplaset me deputetet e ps do perballeni me ligj
pusho se je dhe grua therrisni ndihmen mjekesore debate te forta ne komisionin hetimor per sterilizimin vokshi perplaset me deputetet e ps do perballeni me ligj

TIRANË

Debate të forta në Komisionin Hetimor parlamentar për Sterilizimin. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetët socialistë Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Petro Koçi. Tensione të forta deri dhe hedhje mikrofonash jo vetëm njëherë.

Albana Vokshi: Unë i trajtoj siç thotë ligji
Ilir Meta: Ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ka nevojë për qetësues.
Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari.
Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del harroje por bëj nddnjë zgjidhje tjetër. Keni ndonjë variant B. Ke ndërmend të bësh diçka tjetër.
Vokshi: Ti ki kujdes të mos ndjekësh urdhrin e kryetarit të komisionit dhe të Plarent Ndrecës, nesër do pendohesh. Ai do përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetarit.
Ndreca: Kryetari që uzurpon punën, nuk është askush. Nuk është komision i opozitës, është komision i Kuvendit. Ti do ta kthesh personale.
Vokshi: Aman Petro (Koccit), një pallat një votë Petro.
Ndreca: Ke ndërmend të vazhdosh.
Vokshi: Do hapet mbledhja njëherë.
Ndreca: Ju njihni vetëm molotovë.
Ligji thotë që kur mungon kryetarja…
Vokshi: Nuk mungon kryetarja, isha në orar. Ju s’më latë të hyja.
Ilir Metaj: O sekretarja njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë!
Vokshi: Qetësohu, mos bëj zhurmuesin.
Nxirr dëshmitarin, të vazhdojmë mbledhjen.
Ilir Metaj: Dështimi i protestës ju paska bërë dëm.
Vokshi: Prandaj po bëni kështu. Nuk heqim dorë, përballë do na keni, pavarësisht se po bëni zhurumuesin.
Ilir Metaj: Pusho se je grua, ruaj elegancën dhe etikën.
Vokshi: Mbylle gojën, mos më trego mua.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →