Policia e Shkodrës ka nisur procedimet penale për disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 46 vjeç, banues në Elbasan. Procedimi filloi pasi gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në automjetin e tij, rezultoi se ky shtetas kishte disa pasagjerë nga vendet e treta, si dhe punonte si taksist i paregjistruar në organet tatimore dhe pa numër NIPTI.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 54 vjeç, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. K., 39 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 23 vjeç, pasi në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi gjerman M. W., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë 21-vjeçari.
Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Ll., 66 vjeç dhe D.N., 63 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi dyshohet se për motive të dobta janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co