“Punojmë me mjete bashkëkohore”- Prof.Sokol Paparisto: Infermieria degë shumë e kërkuar te Luarasi. Kemi marrëveshje për praktika me institucione private e shtetërore

punojme me mjete bashkekohore prof sokol paparisto infermieria dege shume e kerkuar te luarasi kemi marreveshje per praktika me institucione private e shteterore

































Prof. Asoc. Sokol Paparisto, Dekan i Shkencave Mjekësore “Luarasi”, i ftuar në News 24 deklaroi se infermieria është dega më e kërkuar tek Universiteti Luarasi.

sokol-paparisto-770x408
Paparisto theksoi se Luarasi ka marrëveshje për praktikat me institucione të rëndësishme shtetërore e private, duke shtuar se universiteti ka mjete të teknologjisë bashkëkohore, ku studentët praktikojnë.

Prof. Asoc. Sokol Paparisto, Dekan i Shkencave Mjekësore “Luarasi”: Dega e infermierisë ka një staf pedagogjik të mrekullueshëm, me tituj e grada dhe që kanë mbaruar edhe jashtë vendit. Numri i studentëve te Luarasi sa vjen dhe rritet. Infermieria është shumë e kërkuar si degë. Ne kemi lidhur marrëveshje me institucione shtetërore dhe private, ku hyn prsh QSUT, Qendra Spitalore e Traumës, Qendrat Ambulatore, Laboratore siç është Intermedica, ku studentët mësojnë si të trajtojnë të sëmurët. Në fund të praktikave, studentët japin një provim, ku krijohet komision pedagogësh dhe provimi bëhet për praktikën dhe për teorinë. Studentët kanë dhe një mjek që shërben në ato qendra, që ndodhet pranë studentëve. Studentët janë të kënaqur me praktikat, sepse praktika është gjithçka për të njohur profesionin. Ne kemi edhe pajisjet e praktikës më bashkëkohore që ekzistojnë, që studenti ta ketë më të lehtë për të njohur, praktikuar dhe më pas ushtruar profesionin e infermierit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →