Publikohen pamjet e atentatit në Shkodër/ Autorët qëllojnë pa ndalur me kallashnikov, makina shpërthen në flakë

publikohen pamjet e atentatit ne shkoder autoret qellojne pa ndalur me kallashnikov makina shperthen ne flake

Tre persona dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re në Shkodër ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij, Gjon Nika.

Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër është pista kryesore ku grupi hetimor është fokusuar, me qëllim për të zbardhur atentatin. Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit kanë thënë se nuk kanë probleme me askënd dhe se nuk e dinë se kush mund të ketë qëlluar mbi ta.

Grude2
Grude2

Në pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Igli Çelmeta shihet teksa Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrinë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16 minuta. Për për më tepër se një minutë, autorët qëllojnë me breshëri automatiku pa u ndalur. Në këtë moment, Gjon Nikaj ikën me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj vendoset pas automjetit.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë. Mirëpo, për fat të mirë, Gjergj Ndërshtiqaj largohet pak më tej, duke i ikur më të keqes. Nga kamerat e sigurisë shihet se autorët më pas largohen nga vendngjarja me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas është gjetur e djegur, ndërsa në brendi të saj ishin 3 kallashnikovë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →