
E ftuar në emisionin SINTEZË në News 24, psikologia Anisa Zaçe shpjegon se si mund të shkëputen fëmijët nga ekranet e tabletave dhe smarphonëve.
“Fëmijët ndjekin shembujt tanë. Por duke qenë se të rriturit e kanë më të vështirë që të heqin varësinë nga telefonat smart, edhe fëmijët do të imitojnë. Fëmijëve duhet t’iu japim kohë njerëzore. “ – deklaroi ajo.
“Cilado lloj varësie mund të menaxhohet dhe kurohet, – vazhdoi psikologia – por kërkon kohë dhe vendosmëri.
Virtualiteti nuk do ta zëvendësojë dot asnjëherë ndërveprimin dhe marrëdhëniet njerëzore, pasi njerëzit janë krijuar për të jetuar bashkë në familje dhe komunitete” – ka kankluduar znj. Zaçe
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co