Pas dy vitesh, PSG detyrohet të negociojë edhe një herë me Kylian Mbappe, po e bëjnë këtë prej kohësh, por tashmë drejtuesit e klubit francez kanë humbur durimin duke i vendosur një ultimatum “gjelit” më të famshëm. Sipas AS, sheiku Al Khelaifi nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re, nuk pranon të futet sërish në negociata, pa marrë fillimisht një përgjigje përfundimtare nga Mbappe, dëshiron të qëndrojë në Paris apo do të largohet drejt Madridit.
Vetëm nëse Mbappe konfirmon dëshirën e tij për të qëndruar, atëherë Al Khealifi do t’i paraqes ofertën e re. E përditshmja spanjolle shton se Mbappe do t’i kthejë një përgjigje brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë me PSG deri në fund të këtij sezoni, nëse nuk rinovon atëherë do të largohet falas.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co