“Pse bën zhurmë?”/ Sherr midis fqinjëve në Durrës, 40-vjeçari qëllohet me armë zjarri. Rëndë në spital. Policia në kërkim të autorit

pse ben zhurme sherr midis fqinjeve ne durres 40 vjecari qellohet me arme zjarri rende ne spital policia ne kerkim te autorit

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Shtetasit, Mikel Spirollari është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasit Gentian Kuqi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Shkak ishte zhurma që bëhej në banesën e të plagosurit Spirollari.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, bën me dije se Gentian Kuqi i ka kërkuar llogari fqinjit të tij në të njëjtin pallat se “pse bëni zhurmë se na shqetësoni” dhe më pas e ka qëlluar me dy plumba. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.

“Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.  Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →