“PS në Gjermani për kampionatin, policët 12 orë në punë pa pagesë”- Balliu: Të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestë

ps ne gjermani per kampionatin policet 12 ore ne pune pa pagese balliu te rebelohen bashke me ne neser ne proteste

































Koordinatori demokrat Rajonal i Tiranës, Klevis Balliu, në një deklaratë për media është shprehur se ndërsa PS do të ikë në Gjermani për të ndjekur ndeshjet e kampionatit  europian, policët do duhet të punojnë 12 orë në ditë pa pagesë.

balliu

Sipas Balliut, koha e punës mbi orarin zyrtar, është “gjoba që narkoqeveria i vë uniformave blu për të mbajtur vendin e punës”.

Ai u bëri thirrje policëve të ‘rebelohen’ dhe të bashkohen në protestën e ditës së nesërme të opozitës para Bashkisë Tiranë.

Deklarata e plotë e Balliut:

Ndërsa Parlamenti është mbyllur sepse zyrtarët dhe deputetët e qeverisë do të shkojnë në Gjermani për të parë ndeshjet e europianit, policëve që i ruajnë nga zemërata popullore dhe që detyrohen t’u hedhin gaz protestuesve të opozitës do t’u duhet të kalojnë në ditën 12 orëshe të punës.

Kjo bëhet me urdhër të ministrit, në mënyrë që policia të bëhet pjesë e propagandës për fluksin e turizmit dhe sigurinë e tyre.

Sigurisht, të punosh mbi kohën e orarit zyrtar nuk është praktikë e panjohur në botë, si në sektorin privat dhe atë publik, gjithmonë duke respektuar parimin e dyfishimit të shpërblimit për orë pune. Për policët shqiptarë ndryshon jo. Ata do të punojnë orë shtesë në mes të vapës, në kulmin e sezonit turistik, kur shtohen si njerëzit ashtu dhe trafiku pa asnjë cent shtesë në rrogë.

Ata që do të ruajnë plazhet do të flenë në shezlonët në breg të detit, duke qenë larg shtëpisë dhe në pamundësi për të paguar hotelin.

Kjo është çnjerëzore.

Burra dhe gra me rroga nën mesataren, dhe me familje e halle, jo vetëm do të punojnë orë shtesë kur të tjerët pushojnë, por as nuk do të paguhen.

Kjo është gjoba që narkoqeveria i vë uniformave blu për të mbajtur vendin e punës.

Pasi i shtyn të helmojnë protestuesit, ua helmon verën me një ngarkesë pune të pashpërblyer.

Ministri politik mund të bëjë çdo gjë për të ruajtur fasadën e qeverisë së vet, por profesionistët e policisë duhet të mbrojnë uniformën dhe dinjitetin e kolegëve të tyre me grada më të ulëta.

Përndryshe ata janë bashkëpunëtorë në këtë krim social.

Përndryshe ata do të dyshohen si të paguar për orët ekstra kur ndihmojnë kriminelët, siç del në dosjen Metamorfoza.

I bëjmë thirrje policëve të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestën e bashkisë për këtë padrejtësi.

Nuk e presim këtë nga patronazhistët që hedhin gaz kundër protestuesve, por nga uniformat blu të pa blera nga krimi, po.

Së bashku për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara.

Një qeveri që lë në rrugë qytetarët e vet, nuk mund të krenohet me turistë që mbushin rrugët e vendit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →