PS miraton komisionin për Dezinformimin/ “Opozita e media të kontrollojnë punën e tij”, Ilir Aliaj; Jemi target i vendeve që kërkojnë të ndërhyjnë në…

ps miraton komisionin per dezinformimin opozita e media te kontrollojne punen e tij ilir aliaj jemi target i vendeve qe kerkojne te nderhyjne ne
ps miraton komisionin per dezinformimin opozita e media te kontrollojne punen e tij ilir aliaj jemi target i vendeve qe kerkojne te nderhyjne ne

Partia Socialiste ka miratuar sot në Konferencën e Kryetarëve krijimin e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Ilir Aliaj, drejtor i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve.

I ftuar në rubrikën “Opinuion” në News24, ka deklaruar se është pro krijimit të komisionit, aq më tepër që e sheh të nevojshëm duke pasur parasysh që vendi ynë është shënjestër e vendeve që kërkojnë të ndërhyjnë në politikën tonë të brendshme.

Ai shtoi se për sa kohë që opozita dhe media kontrollon punën e këtij komisioni, do të jetë e vështirë që të censurohet media, pretendim i hedhur ky që nga publikimi i kërkesës së PS.

[embedded content]

“Nismë e vonuar. Situatat edhe para nisjes së luftën në Ukrainë kanë qenë të tillë që institucionet shqiptare duhet të reagonin. Por a kemi ne dezinformim real? Natyrisht që kemi. Edhe pse jemi larg nga vendet e konfliktit, jemi target i vendeve të treta që kërkojnë të ndërhyjnë në politikat tona të brendshme. Në rrjetet sociale kemi problematika të mëdha. Duhet të kemi parasysh që disa gjëra që i mendojmë si një gënjeshtër të vogël në një llogari në rrjetet sociale, janë një problematikë e madhe. Jam dakord me krijimin e komisionit. Objekti i tij është i qartë. Por a mundet të ndërhyjë tek mediat. Sepse është frika tek censura.
Nuk kuptoj pse opozita nuk u bë pjesë e komisionit por tha duhet ta studiojmë. Opozita duhet të monitorojë nga afër dhe të jetë pjesë e saj. Edhe mediat duhet ta monitorojnë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →