PS mbrojti Xhaçkën/ Basha: Akt i denjë për Lukashenkon, u bë me urdhër politik duke sfiduar Kushtetutën

ps mbrojti xhacken basha akt i denje per lukashenkon u be me urdher politik duke sfiduar kushtetuten
ps mbrojti xhacken basha akt i denje per lukashenkon u be me urdher politik duke sfiduar kushtetuten

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi mazhoranca rrëzoi raportin për të dërguar mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha tha se Xhaçka u mbrojt me urdhër politik dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Një vendim i tillë, tha Basha, është akt  i denjë për diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

E enjtja tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur ai dhe qeveria e tij po e shtyn drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohorë që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon. Shkelja e hapur e Kushtetutës për mandatin e Olta Xhaçkës është një shenjë paniku, por edhe risi që ndodh për herë të parë, pavarësisht të gjithë të zezave, shkelet për herë të parë Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtore të ngushtë politik të kryeministrit. Bëhet me urdhër politik, me sfidim të plotë të vendimeve të GJK dhe me sfidim të plotë të Kushtetutës”, shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →