Në Leçe, me barazimin e dhjetë të sezonit pati edhe një protestë nga tifozët për Juventusin, por nga Grand Gala e futbollit italian Kristiano Xhuntoli u shpreh i kënaqur me mënyrën se si po ecën skuadra e Tiago Motës: “Është një vit i veçantë për ne. Kemi pasur shumë mungesa dhe po mbajmë cilësitë e një grupi djemsh seriozë dhe një trajneri që po bën shumë mirë.
j
Ne po luftojmë që të përpiqemi të qëndrojmë të bashkuar dhe konkurrues”, shprehet fillimisht Xhuntoli që më pas flet për objektivat e klubit. “Objektivi i deklaruar është të jemi në top 4, ne kemi filluar një projekt të ri me një mënyrë tjetër të të menduarit. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po shkon, është e qartë se mungesat na kanë penalizuar”.
Drejtori foli më pas për merkaton e janarit: “Antonio Silva? Ai është një lojtar interesant. Merkato e janarit është e çuditshme, askush nuk i zbulon letrat deri në fund. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të godasim në kohën e duhur”. Danilo te Napoli? “Danilo është kapiteni ynë dhe nuk lëviz, jemi në minimumin e numrave në prapavijë.
Objektivi është të mos heqim dorë nga askush, por të afrojmë një lojtar në mbrojtje”. Në fund Xhuntoli foli edhe për mundësinë a afrimit të një sulmuesi “Për momentin ne jemi duke pritur për rikthimin e Milikut dhe kemi besim se ai mund të bëjë shumë mirë. Ai është i përshtatshëm për lojën e trajnerit. Nëse do të ndodhte një tjetër dëmtim, atëherë ne do të ishim vigjilentë në merkaton e janarit”, tha ndër të tjera Xhuntoli.
PANORAMASPORT.AL
The post Protestat nga tifozët e Juves, Xhuntoli: Dëmtimet na kanë penalizuar, ja objektivat e merkatos appeared first on Gazeta Shqiptare Online.