Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Këlliçi akuza SPAK e Dumanit: Janë mburoja e grupit kriminal…

protesta para bashkise se tiranes kellici akuza spak e dumanit jane mburoja e grupit kriminal
protesta para bashkise se tiranes kellici akuza spak e dumanit jane mburoja e grupit kriminal

Në protestën e 15 para Bashkisë së Tiranës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se Altin Dumani dhe SPAK në vend që të arrestonin Erion Veliajn si kryetarin e grupit të strukturuar kriminal, janë kthyer në mburojën e tyre.

Duke folur në protestë, Këlliçi u shpreh se SPAK dhe Dumani mbrojnë nga mëngjesi në darkë Erion Veliajn, mbrojnë drejtorët e tij, ndërsa Sali Berisha në ditën e 185 qëndron në arrest shtëpie, pa akuzë, pa prova, pa fakte.

Këlliçi theksoi se kemi parë nga mediat vendimin e Apelit të GJKKO-së lidhur me “5D” por çfarë bëri Altin Dumani dhe SPAK.

“Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Në vijim të akuzave ndaj SPAK dhe Dumanit, Këlliçi theksoi se “nga media mësuam mbi masat e sigurisë që ishin vendosur ndaj Erjon Veliajt dhe të tjerë emrave në Bashkinë e Tiranës, por çfarë ndodhi? i mohuan, thanë s’ka masa sigurie, sepse këta janë kthyer në mbrojtësit e hajdutit të Bashkisë së Tiranës”.

Këlliçi tha “çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet? Një pjesë janë në burg, një pjesë janë dorëhequr, një pjesë shumë shpejt do të shkojnë në qeli. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Edi Rama të dorëhiqet, kur ca i ka në burg, ca i ka në arrati dhe të tjerë janë kandidatë për në burg? Ndaj ftoj qytetarët, edhe ata që janë skeptikë, që të bashkohen në protestën e 11 korrikut”,

“Ju ftoj që në 11 korrik të mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë, aty fillon rikthimi i shpresës së shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →