Qytetarët e zonave të Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës, etj zhvilluan pasditen e sotme protestën e 4-t në aksin Thumanë-Kashar, ku kërkojnë krijimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse në rrugën e re.
Qytetarët argumentojnë se në projektin e zbatuar janë zhdukur 4 nyjet që parashikoheshin në projektin e rrugës, që i mundësonte akses 85 mijë banorëve në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar.
Lidhur me protestën ka reaguar edhe koordinatri rajonal për Tiranën, Klevis Balliu. Ai u shpreh se qytetarët protestojnë kundër korrupsionit të makutërisë Balluku, referuar zv.Kryeministres që drejton Ministrinë e Infrastrukturës, por që ka nën varësi edhe ARRSH-në.
“Sot në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit, të makutëri Ballukut, me projektin famëkeq që ju kushton shqipëtarëve 1.3 miliard euro.
Pershendes këta heronjë të vertetë, qëndrestarë të jashtëzakonshëm që sot u përballën dhe mposhtën mbi 1000 efektivë policie, duke shpartalluar kordonin policor për të bllokuar rrugën e korrupsionit”, shkruan Balliu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co