Teksa jemi pak orë larg nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, presidenti i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve.
Meta shkruan se sot të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë do të jenë në shesh kundër Narkoshtetit.
Ai shton se tanimë ka ardhur fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve.
Postimi i Metës:
Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit!
Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve!
Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas!
Shqipëria u përket shqiptarëve!
Shqipëria u përket të rinjve!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co