Protesta e PD/ Gjekmarkaj: Do të jetë masive dhe paralajmëruese, mbyllëm fazën e vetëasgjesimit

protesta e pd gjekmarkaj do te jete masive dhe paralajmeruese mbyllem fazen e veteasgjesimit
protesta e pd gjekmarkaj do te jete masive dhe paralajmeruese mbyllem fazen e veteasgjesimit

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se proteta kombëtare e thirrur nga Paartia Demokratike do të jetë e madhe dhe paralajmëruese, që askush mos të guxojë që të prekë zgjedhjet dhe të ndalojë rotacionin.

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, Gjekmarkaj tha se duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku të përfshihet çdokush që është në opozitë me qeverinë e Edi Ramës.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme vendit i duhet ndryshimi, ashtu sikundër e presin shqiptarët dhe e meritojnë, përmes një programi modern.

I pyetur nëse PD mund të bëjë pa Sali Berishën, Gjekmarkaj tha se ai ka qenë dhe mbetet figurë qendrore e Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë mendojnë grupime të ndryshme në këtë parti.

“Ne kemi bërë betejë, por kemi njohur forcën e shumicës. Berisha është legjitimuar nga vota dhe besoj se PD e ka tejkaluar fazën e saj më të vështirë dhe nuk duhet të gabojmë më në të ardhmen. Besoj se e kemi mbyllur fazën e vetëasgjesimit dhe asgjësimit që tentuan kundërshtarët”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për njerëzit e ndershëm, pasi po e mbytin hajdutët. Në këtë kuadër ai tha se është krijuar mentaliteti futu, vidh dhe ik dhe kjo po ndodh me paratë publike.

“Duke gjetur njerëzit e ndershëm, duke ia përshtatur ligjet sipas modelit të BE-së, Shqipëria e gjen vetë rrugën e saj”, tha Gjekmarkaj, duke shtuar se ka ardhur koha që duhet t’i besohet PD dhe njerëzve të saj, ashtu sikundër ndodhi në 2005-ën.

Gjekmarkaj tha se atë hapje që PD e ka bërë në 2005-ën, do e bëjë edhe tani, duke ofruar njerëzit e spikatur të fushave të ndryshme, që e kanë derën e hapur në këtë parti dhe mund të hyjnë pa trokitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →