Në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ka pasur momente tensioni mes qytetarëve e efektivëve të policisë.
Protestuesit kanë djegur edhe disa goma, e kanë hedhur edhe flakadanë.
Por përplasje nuk pati vetëm mes qytetarëve e efektivëve por edhe përfaqësuesve të opozitës e zyrtarëve të lartë të policisë të cilët ishin të pranishëm në protestë.
Siç duket edhe nga pamjet ka pasur një përplasje verbale mes Gazmend Bardhit i cili ishte me Bledjon Nallbatin dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj e drejtori për rendin dhe sigurinë, Rebani Jaupi.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co