Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të fundit në Kuvend dhe protestës para këtij institucioni, që ishte thirrur nga opozita pas investigimeve të RAI3.
Rama shprehet se autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament, ishin Arben Ahmetaj, Sali Berisha, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe programi i RAI 3.
Vesi del me shpirtin, thotë kryeministri, por shton se shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi.
Gjithashtu shkruan: “Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë”.
Reagimi i Ramës:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush🇦🇱
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co