“Propagandë dite”- Bardhi për ngritjen e komisionit anti-korrupsion: Çdo gjë që thotë Edi Rama, prisni të kundërtën!

propagande dite bardhi per ngritjen e komisionit anti korrupsion cdo gje qe thote edi rama prisni te kunderten































Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është pyetur në lidhje me ngritjen e komisionit anti-korrupsion që pritet të votohet nesër në Kuvend.

bardhi

Bardhi tha se nuk kanë marrë një projektvendim nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

I gjithashtu u shpreh se lufta ndaj korrupsionit, mirëqeverisja dhe shteti ligjor për të cilat flet kryeministri Edi Rama, janë vetëm propagandë e ditës.

Ndër të tjera u shpreh se Rama bën të kundërtën e asaj që thotë.

“Më falni, përpara se të ma drejtoni mua pyetjen, a do ta votojmë apo jo komisionin e posaçëm, do të duhet të pyesni kryetarën e Kuvendit që dje ka futur në rend dite miratimin e një komisioni pa pasur një projekt vendim të shpërndarë deputetëve. Ju keni akses në faqen zyrtarë të internetit të Kuvendit ku publikohet çdo akt…”, tha Bardhi.

Pyetje: Nuk është..

Bardhi: Atëherë, nëse nuk është, mos më drejtoni mua, përfaqësuesit të opozitës në Kuvend mikrofonin nëse do ta votoni apo jo, por drejtojani Lindita Nikollës dhe Edi Ramës që këtë temë, që në pikë të parë thonë do të ndërtojmë një proces konsultimi të gjerë politik dhe bashkëpunimi dhe në radhë fusin në rend dite për miratim një projektvendim, ndërkohë që nuk ka një projektvendim të shpërndarë jo vetëm deputetëve të opozitës, por asnjë deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo tregon se sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Kjo tregon se sa serioze është kjo iniciativë dhe kjo tregon edhe njëherë që për mazhorancën e Partisë Socialiste, korrupsioni, mirëqeverisja dhe shteti ligjor janë thjesht dhe vetëm propagandë dite. Apo PR për të shpëlarë atë korrupsion që ka kapur çdo segment te qeverisjes së Edi Ramës.

Pyetje: Z. Bardhi, po përtej këtij aspekti procedural, qasjet politike si do të jenë?

Bardhi: Nuk është procedurale, kjo është politike, kjo tregon seriozitetin e iniciativës, nuk është iniciativë serioze që kërkon ndërtimin e një platforme për të shprehur qartësisht vullnetin për luftë ndaj korrupsionit, por është thjesht një propagandë për të shpëlarë korrupsionin që ka mbuluar fytyrën e Edi Ramës.

Pyetje: Z. Bardhi, nëse keni këtë mendim, pse abstenuat të hënën?

Bardhi: Sepse e kam bërë të qartë, ne nuk mund të bëhemi pjesë e një iniciative që nuk është iniciativë, nëse Edi Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin askush nuk e ndalon.

Pyetje: Pse nuk votuat kundër?

Bardhi: Sepse ne nuk jemi kundër luftës ndaj korrupsionit, nuk jemi kundër mirëqeverisjes, nuk jemi kundër shtetit ligjor, është opozita dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka pasur kalë të betejës së vet në këto 11 vite luftën ndaj korrupsionit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →