“Pronar jeni ju këtu?!”- Debate në Komisionin e Sigurisë, Ervin Salianji përplaset me Nasip Naçon: Kush jeni ju që përcaktoni…

pronar jeni ju ketu debate ne komisionin e sigurise ervin salianji perplaset me nasip nacon kush jeni ju qe percaktoni



































Në Komisionin e Sigurisë i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura raporto drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.

salianji

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka pasur një debat me drejtuesin e komisionit Nasip Naço, duke u shprehur se në këtë komision, drejtuesit e institucioneve të cilët paraqiten për të raportuar, trajtohen sikur të jenë pronë e tyre.

Salianji thotë është e disata herë që “drejtuesit e institucioneve trajtohen sikur të jenë pronë e tyre”.

“U bë e disata herë, sepse e dini nuk e keni vetëm këtu, e keni personal shtetin, e keni ves të drejtimit në çdo institucion që trajtoni drejtuesit e institucioneve sikur janë pronë tuaja, sikur institucioni është në pronësi tuaj dhe sikur bëni ç’të doni, dhe e katra sikur po bëni nder e po i jepni ndonjë të drejtë deputeteve.

Institucionet janë këtu për të raportuar me vonesë në këtë rast, për herë të parë pas shumë kohës, nuk e kam vetëm me drejtuesen e SHISH.

Kush jeni ju që përcaktokeni certifikatë sigurie apo jo.

A e prishët mbledhjen e parë se nuk ka certifikatë sigurie? Se sot thoni nuk ka. Apo ligji është siç e interpretoni ju?

A ka mundësi t’u thoni personave që nuk zbatojnë ligjin dhe pastaj hyjnë njerëzit e marrin të dhënat e TIMS, këta të DSIK-së të pajisin deputetët me certifikata sigurie. Kanë tre muaj që i kanë plotësuar dhe nuk marrin përgjigje.

Bëni punën tuaj insitucionalisht që mos vini drejtuesit e institucioneve pa përgjegjësisë nëse duhet thënë diçka apo jo. Ose bëjmë mbledhje ose mos të tallemi sikur po bëjmë nder. Çfarë jeni ju pronar jeni këtu?”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →