Në kuadër të ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, biblioteka publike “Qemal Baholli”, në Elbasan ka hapur dyert për të promovuar librin “Fletë nga jeta ime” e autorit Dhimitër Shuteriqi.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se në këtë event, kanë marrë pjesë shkrimtarë, intelektualë të qytetit, dashamirës të librit, të afërm të autorit, si edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Ermira Urupi.
Në promovim është bashkëbiseduar për kujtimet e Shuteriqit, ku u vu në dukje fakti se në “Fletë nga jeta ime”, autori reflekton duke na paraqitur disa nga momentet personale të jetës së tij, dashuria për njerëzit dhe vendin e tij, e cila herë – herë përzihet me trishtim dhe zhgënjim.
Dhimitër Shuteriqi është një personalitet i shquar i historisë letrare e kulturore.
“Fletë nga jeta ime”, një libër me kujtime i autorit plot dashuri për vendin e tij dhe njerëzit, ku lexuesi mund të qeshë, të reflektojë, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co