Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn. Duke vlerësuar angazhimin e programit amerikan në Shqipëri, Begaj shprehu përgëzimet e tij për mbështetjen që pala amerikane ka bërë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të këtij programi në vend.
Gjithashtu presidenti Begaj gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.
Në njoftimin e Presidencës thuhet ndër të tjera se “vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit”.
NJOFTIM PËR SHTYP
TIRANË, 28.5.2024
Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.
Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.
Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikne e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.
Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co