Profili i atentatorit të Donald Trump, investigimi i CNN: Të paqarta motivet e 20-vjeçarit! Ja çfarë spekulojnë hetuesit dhe ekspertët

profili i atentatorit te donald trump investigimi i cnn te paqarta motivet e 20 vjecarit ja cfare spekulojne hetuesit dhe ekspertet



































Pas kryerjes së më shumë se 200 intervistave dhe kontrollit të historisë së tij të kërkimit në telefon dhe në internet, hetuesit federalë kanë krijuar një profil të njeriut që kërkoi të vriste ish-presidentin Donald Trump.

trump shotter

Thomas Matthew Crooks ishte një i vetmuar inteligjent, modest, i cili shprehte një interes rreth armëve dhe ishte larg të qenit i hapur për politikën.

Por, profili i shfaqur i Crooks gati një javë pas të shtënave, i ka lënë autoritetet në mëdyshje rreth një motivi të sulmit të tij dhe ka bërë që hetuesit të spekulojnë se qëllimet e tij mund të kenë qenë më pak të motivuara politikisht dhe më shumë për të sulmuar objektivin e profilit më të lartë pranë tij.

Hetimi mbetet në fazat e para, paralajmërojnë zyrtarët. Megjithatë, në një farë mënyre, Crooks duket i ngjashëm me dhjetëra të rinj të tjerë që kanë bërë kërdi në të gjithë SHBA-në me pushkë të tilla e me fuqi të lartë vitet e fundit.

Ai kishte pak miq të ngushtë, shpesh shkonte të gjuante në një poligon dhe nuk dukej se shfaqte pikëpamje të forta që do të sugjeronin një vrasje të shtyrë politikisht, sipas intervistave të CNN me organet e zbatimit të ligjit.

Përveç ish-presidentit, Crooks kishte kërkuar në internet për Presidentin Joe Biden dhe kishte foto në telefonin e tij të figurave të tjera të shquara nga të dyja palët. Ai kërkoi vendndodhjen e tubimit të Trump, si dhe Konventën e ardhshme Kombëtare Demokratike, thonë shënimet informuese të dala nga hetuesia, dhe zbuloi se Trump kishte planifikuar të shfaqej vetëm një orë me makinë larg shtëpisë së tij në periferi të Pitsburgut.

Kjo sugjeron që Crooks mund të ketë qenë në kërkim për të kryer atentat ndaj personave të profilit të lartë, dhe afërsia dhe koha e ngjarjes së Trump ofroi mundësinë më të arritshme, kanë spekuluar zyrtarët federalë.

“Edhe pse ai nuk e arriti objektivin e tij kryesor, sulmuesi ishte i suksesshëm në shumë mënyra, sepse ai u afrua për të bërë diçka që askush nuk e ka bërë në dekada”, tha një zyrtar federal për CNN, duke iu referuar vrasjes së një kandidati presidencial.

Mbetet e paqartë nëse Crooks synonte të kryente një sulm shumë më të madh dhe filloi me Trump, sepse kjo ishte mënyra për të fituar famë më të madhe.

Crooks kishte  kërkuar gjithashtu informacione  për një tjetër sulmues masiv të kohëve të fundit, i cili qëlloi dhe vrau katër shokë klase në një shkollë të mesme në Michigan në vitin 2021. Kërkimet në internet për Ethan Crumbley, janë në përputhje me atë që zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë parë në sulmues të tjerë masiv që hulumtojnë njerëzit që dëshirojnë të imitojnë, si një mënyrë për të krijuar idenë e tyre se si të bëjnë diçka më të madhe, tha zyrtari federal.

Por ka edhe dallime domethënëse midis sjelljes së Crooks dhe asaj të një gjuajtësi tipik masiv. Në ditën e sulmit, Crooks dukej se kishte synuar në mënyrë specifike Trumpin, duke mos synuar turmat në një përpjekje për të vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Po ashtu ai kishte edhe një eksploziv të improvizuar në bagazhin e makinës së tij, dhe nuk është e qartë nëse ai planifikoi dhe u nis për të vrarë njerëz apo për të shpërqendruar vëmendjen.

Kathleen Puckett, një ish-analiste e sjelljes e FBI-së, e cila ka punuar në rastin e “Unabomber” Ted Kaczynski, tha se Crooks gjithashtu dukej se kishte më pak fuqi zjarri se shumë sulmues masiv, të cilët shpesh mbajnë armë të shumta dhe mbajnë parzmore.

“Nuk më dukej sikur ai ishte gati për një sulm,” tha Puckett, ndërsa vuri në dukje kufijtë e informacionit të disponueshëm publikisht. “Më dukej sikur është ndjerë i sigurt kur se ishte i pavëzhgua.”

Për më tepër, ndryshe nga sulmuesit e tjerë në masë që shpesh lënë pas shkrime për të shpjeguar sulmet e tyre, autoritetet deri më tani kanë gjetur pak të dhëna, në dhomën e gjumit të Crooks ose në internet.

Kjo po i zhgënjen ekspertët të cilët po përpiqen të bashkojnë mentalitetin e tij me ngjarjen dhe ngre krahasimet me Stephen Paddock, personin e armatosur që vrau 60 njerëz në Las Vegas në 2017. Gati shtatë vjet pas të shtënave masive më vdekjeprurëse në Amerikë, hetuesit ende nuk e dinë pse Paddock ndërmori atë akt.

Ashtu si masakra në Las Vegas, “kjo mund të jetë një situatë ku sa më shumë dimë, aq më pak kuptojmë arsyen e saktë pse”, tha Juliette Kayyem, një ish-ndihmës sekretare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe një analiste e sigurisë kombëtare të CNN.

Anëtarët e familjes së Crooks u thanë hetuesve se ai nuk diskutoi hapur rreth politikës dhe provat e gjetura në shtëpinë e tij nuk hedhin më shumë dritë mbi vlerat apo ideologjinë e tij politike, sipas zyrtarëve të FBI-së dhe Shërbimit Sekret të SHBA-së.

Mary Ellen O’Toole, një ish-profilere e FBI-së, tha se bazuar në provat e mbledhura deri më tani, ajo mendonte se tubimi i Trump ishte shumë tërheqës për Crooks pjesërisht sepse ra në oborrin e shtëpisë së tij.

“Kjo i dha atij vëmendje të jashtëzakonshme dhe e katapultoi atë në një pikë ku mendoj se kjo është arsyeja pse ai zgjodhi këtë,” spekuloi ajo.

Megjithatë, Puckett i quajti shkelësit e vetëm, të cilët kryesisht mbeten të padukshëm përpara sulmeve, një nga problemet më të mprehta për zbatimin e ligjit.

“Sido që të jetë historia e tij, nuk do të jetë e thjeshtë, do të jetë më e ndërlikuar,” tha Puckett. “Ju nuk e doni versionin e thjeshtuar. Ju dëshironi çdo detaj që mund të gjeni”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →