Problemet nuk kanë të mbaruar te Real Madridi, Rudiger humbet të dyja ndeshjet kundër Manceshter City

problemet nuk kane te mbaruar te real madridi rudiger humbet te dyja ndeshjet kunder manceshter city
problemet nuk kane te mbaruar te real madridi rudiger humbet te dyja ndeshjet kunder manceshter city

Real Madrid ishte favorit në ndeshjen kundër Espanyol-it, të cilët nuk kanë bërë shumë mirë këtë sezon, por klubi ku  ndodhet edhe Marash Kumbulla arriti të bëjë një surprizë të madhe. Heroi i Espanyolit ishte Carlos Romero, i cili në minutën e 85-të të lojës shënoi golin e fitores, që gëzoi edhe Atletico Madrid me Barcelonën. Te Reali, ata ishin të indinjuar nga disa vendime të arbitrit dhe besojnë se u dëmtuan kundër Espanjolit. Megjithatë, e gjithë kjo u la në hije nga dëmtimi që pësoi Antonio Rudiger që në fillim të ndeshjes.

Mbrojtësi gjerman u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 15-të për shkak të një dëmtimi, gjë që është një goditje e madhe për Realin duke pasur parasysh dhimbjet që po përjetojnë me dëmtimet e mbrojtësve këtë sezon. Tifozët e klubit mbretëror kishin më shumë frikë se mos të jenë pa Rudiger në ndeshjet më të rëndësishme që e presin Real Madridin në dy javët e ardhshme dhe për fat të keq nuk gabuan. Real Madridi konfirmoi mëngjesin e sotëm se lëndimi i Rudiger është disi më i rëndë dhe se ai do të mungojë për 20 ditë. Kjo do të thotë se ai patjetër do të humbasë derbin kundër Atletico Madridit dhe më e keqja për Realin është se nuk do të jetë në skuadër për dy ndeshjet kundër Manchester City, të paktën e konfirmuar për të parën, pasi në të kthimit mund të ndodh edhe një mrekulli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →