Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me rastin e 35-vjeçarit i cili kishte mbyllur në banesë familjarët e tij.
Sipas saj bashkëshortja e Jetnor Zhabollit ka treguar se ata ishin njohur së bashku shumë të rinj dhe problemet e tij kishin nisur rreth dy vite më parë.
35-vjeçari ka nisur të akuzojë të shoqen për tradhti dhe se kjo e fundit fliste me muret dhe në banesë kishte përgjues.
Gazetarja shpjegoi se gjatë kësaj kohe nisi edhe vendosja e kamerave në shtëpi, ndërsa bashkëshortja e Zhabollit ka pësuar trauma që e kanë shtyrë drejt tentativave për vetëvrasje.
“Bashkëshortja ka treguar se janë njohur bashkë në fakultet. Diku rreth dy vite më parë, një baba shembullor fillon të shfaqë shenjat e para duke akuzuar bashkëshorten për tradhti, se fliste me muret. Dyshonte se kishte përgjues.
Familjarët e tij u përpoqën ta dërgonin te mjeku dhe ai refuzonte ilaçet. Në dilemën për ta denoncuar apo jo, krijohet edhe problematika me të që vendos kamerat me radhë në shtëpi. Gjatë kësaj kohe gruaja e Jetnorit ka pësuar trauma që e kanë shtyrë edhe drejt tentativave për vetëvrasje”, zbuloi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co