Rinovimet në shtëpinë e Interit janë në pritje. Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella janë të parët në listë që duhet të vënë “vulën” e tyre në kontratat e reja. Kapiteni i zikaltërve arriti një marrëveshje për një shifër rreth 9 milionë euro pagë pas takimit të agjentit të tij me Piero Ausilio në Madrid, gjithçka që mbetet është të gjetja e akordit sa i takon bonusit. Për mesfushorin Barella, megjithatë, gjithçka duket e qartë. Kontratë e re deri në vitin 2029 për 7 milionë euro mes bazës fikse dhe bonusit.
Ndërsa drita jeshile për rritjen e pagave të lojtarëve duhet të vijë nga Zhang, të cilët aktualisht është i zënë me negociatat për riprogramimin e kredisë me fondin e investimeve kaliforniane. Me titullin në “xhep”, Interi do të fitojë një shumë të kënaqshme parash, të cilat do mbushin arkën e klubit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co