Priten ndryshime në ofensivën e Partizanit, Hadroj luan nga minuta e parë

priten ndryshime ne ofensiven e partizanit hadroj luan nga minuta e pare
priten ndryshime ne ofensiven e partizanit hadroj luan nga minuta e pare

Partizani vijon prej tri ditësh stërvitjen dhe hartimin e planit për të fituar derbin ndaj Dinamos dhe për t’i dhënë fund krizës së skuadra po kalon në ndeshjet e fundit. Nën një atmosferë tejet të qetë, trajneri Shehi po mundohet të përgatisë skuadrën edhe psikologjikisht për një nga derbet më të rëndësishëm të sezonit.

Siç kemi njoftuar, klubi ka preferuar që skuadra të stërvitet në qetësi dhe privatësi të plotë, duke kryer të gjitha seancat me dyer të mbyllura. Lajmi i mirë në kampin e kuq është fakti se trajneri Shehi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe mund të ndërtojë një formacion me më të mirët, sipas këndvështrimit të tij. Fakt është se ai nuk mori përgjigjet e duhura nga titullarët e sulmit në ndeshjen kundër Egnatias dhe shanset janë që të ketë ndryshime në këtë repart.

Me shumë mundësi, Mba dhe Skuka, që e nisën si zëvendësues në Rrogozhinë, do të luajnë nga minuta e parë. Në mbrojtje me shumë mundësi pritet të kthehet si titullar Andi Hadroj, i cili ka mundur të kthehet në formën e duhur fizike pas dëmtimit të pësuar ndaj Laçit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →