Shumë është përfolur në këtë sezon Kristian Shpendi. Pas një nisje sezoni në mënyrën më të mirë, emri i tij u përfol edhe për Italinë. Madje ishte vetë futbollisti që i la derën hapur Italisë, megjithëse nga ana tjetër theksoi se nëse Shqipëria e ftonte e para, do të vishej kuqezi përfundimisht.
Por magjia e tij duket se është prishur tani. Pas një dëmtimi të kaluar ku humbi katër ndeshje, Shpendi e ka humbur ritmin e golave të shënuara. Në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani pas asaj kohe, Shpendi nuk ka shënuar asnjë gol, por ka dhënë një asist. Ndërkohë në humbjen e sotme të Cesenas ndaj Catanzaro në shifrat 4-2, Shpendi është përfshirë te lojtarët më të dobët të takimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news