Prezantohet drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë

prezantohet drejtuesja e re e qendres spitalore universitare ne tirane
prezantohet drejtuesja e re e qendres spitalore universitare ne tirane

Albana Fico largohet nga Drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Tiranë. Ky vendim vjen pas zjarrit në urgjencën e re, ku prej javësh tashmë shërbimet mungojnë.

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin minus 1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës. Duket se pas ngjarjes nuk janë marrë masat e duhura për menaxhimin pa vonesa të urgjencave. Qytetarët që kanë nevoja urgjente për ndihmë mjekësore dërgohen tek urgjenca e Traumës, pasi nuk marrin shërbimin tek Urgjenca e sëmundjeve të brendshme.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe ka sekuestruar dhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës, nje investim që ka kushtuar rreth 17 milionë euro.

Dyshohet se flakët erdhën nga një problem në aparaturat e urgjencës, një pjesë e të cilave, sot nuk punojnë, janë dëmtuar, ose nuk vihen në funksion për shkaqe sigurie. Albana Fico u emërua drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare më 2 dhjetor 2021 dhe më përpara ka mbajtur postin e drejtoreshës së ISHP. Në të njëjtën ditë, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu prezantoi me stafin drejtoreshën e re të QSUT-së Alma Cani.

Për ministren e Shëndetësisë, zëvendësimi i Ficos u bë për t’i dhënë një impuls më të madh QSUT dhe për të shtuar ritmin e punës. Prioritet kryesor në punën e drejtoreshës së re, sipas ministres do të jetë zgjidhja e urgjencës së spitalit qendror, pas rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →