Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, Hoxha: Prioritet projekti identiteti digjital për shtetasit shqiptarë

prezantohet drejtuesja e re e identitek hoxha prioritet projekti identiteti digjital per shtetasit shqiptare
prezantohet drejtuesja e re e identitek hoxha prioritet projekti identiteti digjital per shtetasit shqiptare

Freskida Halilaj do të jetë nga sot drejtuesja e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek”.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili u shpreh se Halilaj do të ccojë përpara projektet e nisura.

“Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptarë”, nënvizoi ministri Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Hoxha falënderoi drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”.

“Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike”, tha ai.

Hoxha theksoi se, historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009.

Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror.

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi.

Ajo prodhoi gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →