Prestigjozia Fitch Ratings vlerëson iute Group maksimalisht për stabilitetin financiar

prestigjozia fitch ratings vlereson iute group maksimalisht per stabilitetin financiar

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings ka caktuar një vlerësim “B-” për obligacionet e kompanisë fintech iute Group. Sipas CEO-s së kompanisë, ky vlerësim është një moment historik dhe vendimtar për zhvillimin e grupit ndërkombëtar iute. Grupi iute, që ofron kredi, pagesa dhe shërbime ndërmjetësimi të sigurimevenë në rajonin e Ballkanit, ka obligacionet e tij të listuara në bursat e Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic.

Fitch i ka dhënë grupit një vlerësim “B-” për kreditimin afatgjatë të emetuesit, me perspektivë të qëndrueshme. Disa nga kriteret e këtij vlerësimi përfshijnë digjitalizimin e kredimarrjes si model të ri biznesi, ku aftësitë digjitale të iute Group janë thelbësore për pozicionimin e saj konkurues për sa i përket cilësisë së shërbimit, shpejtësisë dhe menaxhimit të përgjithshëm të riskut në tregje më pak të zhvilluara digjitalisht.

Duhet nënvizuar se iute është i pari institucion financiar jo bankë në Shqipëri, kompania mëmë e të cilës merr një vlerësim të lartë stabiliteti nga një agjenci ndërkombëtare si Fitch Ratings, gjë që tregon jo vetëm për performancën e saj financiare në sytë e investitorëve, por edhe për standardet e reja që iute ofron për tregun vendas.

Tarmo Sild, CEO i grupit iute, deklaroi se “ky vlerësim është një gur themeli i strategjisë së kompanisë në tregun e kapitalit. Ne jemi shumë krenar që kemi marrë një vlerësim të kreditimit nga një prej tre agjencive më të mira të vlerësimit në Botë. Kjo arritje na lejon të ndryshojmë ritmin në tregjet ndërkombëtare të obligacioneve, tha ai. Vlerësimi i kreditimit i vendosur për iute është një fillim i mbarë. Megjithatë, ne kemi hapësirë për përmirësim në raportin e riskut dhe kthimit, shtoi Tarmo, duke deklaruar se iute synon të zhvillojë vazhdimisht aktivitete në tregjet e kapitalit krahas operacioneve të saj të biznesit”.

Whatsapp Image 2024 08 05 At 18.10.34
Whatsapp Image 2024 08 05 At 18.10.34

Kristel Kurvits, CFO i grupit iute, beson se “ky vlerësim duhet të tërheqë interesin e investitorëve skeptikë. Vlerësimi i kreditimit u jep investitorëve sigurinë se iute është një kompani transparente dhe se obligacionet tona janë një investim i sigurt”. Obligacionet e siguruara me një volum total prej 125 milionë eurosh, kanë maturim më 6 tetor 2026, një vlerë nominale prej 100 euro për obligacion dhe paguajnë interesa dy herë në vit me një kupon prej 11%. Për investitorët estonezë, obligacionet mund të tregtohen lirisht çdo ditë në Bursën e Talinit.

Kjo kompani fintech e themeluar në vitin 2008 në Estoni është e specializuar në financimin e konsumatorëve, shërbimet e pagesave, bankingu dhe produktet e sigurimit. Grupi i shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. iute financon portofolet e saj të kredisë përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të listuara në bursat e Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →