KOSOVE
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e saj në rrjetet sociale Osmani ka thënë se e duam Kosovën “Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë”.
Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.
Krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.
Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co