
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të hënën me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Zyra e Presidentes njoftoi se kanë diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian e edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Zyra njoftoi se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema”, thuhet në njoftim.
Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë rreth 50 përfaqësues.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co