
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur në rrjetin X se me të mbërritur në Samitin e Fracophonie është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte në pallatin Élysée.
Kosova mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin me partnerët e saj frankofonë dhe për të forcuar pozitën e saj ndërkombëtare, shkroi Vjosa Osmani në postimin e saj.
Osmani ndodhet në Francë me ftesë të Macron, për të përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve, pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co