Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar ditën e sotme nga Pekini se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe vendit të tij ndikojnë jo vetëm në mirëqenien e qytetarëve të dy vendeve, por edhe në të ardhmen e njerëzimit.
“Mirëqenia e njerëzve të të dy vendeve, si dhe e ardhmja dhe fati i njerëzimit, varen nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë apo përballen me njëra-tjetrën,” tha Xi.
Presidenti kinez theksoi se “për sa kohë që të dyja palët e konsiderojnë njëra-tjetrën si partnerë, respektojnë interesat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe bashkëpunojnë për rezultate reciproke të dobishme, marrëdhëniet dypalëshe do të përmirësohen”.
Xi Jinping shprehu gjithashtu shpresë për një rritje të intensitetit të shkëmbimeve ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha niveleve të shoqërisë në të dy vendet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co