Presidenti i Lituanisë: Navalny u ‘vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit’, për të dhënë mesazhin se…

presidenti i lituanise navalny u vra brutalisht nga regjimi i kremlinit per te dhene mesazhin se
presidenti i lituanise navalny u vra brutalisht nga regjimi i kremlinit per te dhene mesazhin se

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausda thotë se lideri opozitar rus, Alexei Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit. Nausda tha se ishte “shumë e qartë” se Navalny nuk vdiq.

Ai tha: “Unë mendoj se regjimi i Kremlinit po i dërgon një sinjal shoqërisë ruse dhe po i frikëson ata dhe po përpiqet të tregojë se nëse kundërshtohen do të përballen me të njëjtin fat.”

Udhëheqësi lituanez tha gjithashtu se regjimi ishte “brutal” dhe “agresiv” dhe BE-ja duhet “të ndërmarrë më shumë veprime”. “Është absolutisht e qartë se retorika e fortë nuk mjafton dhe ne duhet të ndërmarrim më shumë veprime,” tha ai.

“Ne jemi shumë të ngadaltë dhe bëjmë shumë pak për të mbështetur Ukrainën në fushën e betejës”, shtoi më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →