Presidenti i Interit, Marota: S’është normale që Fejenordi të shtyjë ndeshjen e kampionatit

presidenti i interit marota seshte normale qe fejenordi te shtyje ndeshjen e kampionatit
presidenti i interit marota seshte normale qe fejenordi te shtyje ndeshjen e kampionatit

Presidenti i Interit, Bepe Marota, ka besim që kjo skuadër mund të kalojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë që i del përpara.



“Ky grup ka bindjen që mund të ketë një rol protagonisti kudo dhe në të gjitha kompeticionet. Kemi një tjetër ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu të karikuar. Trajneri ka qenë i zoti për të menaxhuar këtë grup lojtarësh. Jemi optimistë që mund të bëjmë gjithçka dhe të shkojmë larg. Nuk mendojmë vetëm për faktin që kalimi i turit sjell 100 milionë euro, por është një krenari dhe kënaqësi për tifozët. Të rikthehemi në ‘San Siro’ me një tjetër rival, është diçka e bukur dhe motivuese. Fejenordi shtyu ndeshjen e kampionatit? Është një anomali, por që e ka bërë Federata holandeze. Ne nuk mund të merremi me këtë, por të shohim punën tonë”, ka thënë Marota.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →