
Shqipëria u mund 1-0 ndaj Suedisë në miqësore. Pas ndeshjes së mbajtur në Stokholm, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka vlerësoi paraqitjen e futbollistëve, në postimin e bërë në rrjetet sociale.
“Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të folusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm” – Shkruajti Duka.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co