Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.
Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparmin e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnje dhe Hercegovinën.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co