Humbja kundër Egnatias ndali vrullin e skuadrës së Kukësit sa i përket ndeshjeve pozitive të javëve të fundit. Një humbje, e cila nuk i dha mundësinë të afrohej me skuadrat e tjera që janë në vorbullën e mbijetesës, por të qëndrojë në vendin e fundit. Megjithatë, bëhej fjalë për një rezultat që ndoshta në kampin blu edhe pritej, duke qenë se përballë ishin kryesuesit e kampionatit.
Mirëpo, ajo që “djeg” më shumë në kampin verilindor ishte paraqitja në tërësi, me lojën që ishte shumë larg paraqitjeve të këtyre javëve të fundit. Një ndeshje nga e cila Devolli dhe stafi kanë nxjerrë mësime për sfidat e ardhshme.
KUPA – Ndonëse në fazën ku ndodhen, për Kukësin primarja është mbijetesa në elitë, kanë “luksin” që të luajnë edhe në gjysmëfinale të kupës. Të mërkurën do të sfidojnë në “Kukës Arena” skuadrën e Tinga kategoria, por në fund ia dolën të fitonin Kupën e Shqipërisë. Ashtu si te Tirana dikur, edhe në Kukës nuk e duan këtë skenar, sepse mbijetesa është primare. Por, duke parë që qëndrimi sa vjen e bëhet më i vështirë, mbyllja e vitit me një trofe do ranës, e cila gjithashtu nuk po kalon një moment pozitiv në kampionat.
Duket si ironi e fatit, por kështu siç po shkojnë gjërat këtë sezon, blutë mund të kenë fatin e bardhebluve të pak edicioneve më parë. Pikërisht në sezonin 2016 – 2017 kryeqytetasit ranë të ishte një ngushëllim jo i vogël, për më tepër që do t’i jepte mundësinë të arkëtonte disa të ardhura më shumë dhe pjesëmarrjen në Europë. Mirëpo, për të përsëritur Tiranën e para shtatë viteve, duhet fillimisht të mundin pikërisht këtë skuadër dhe më pas
të shpresojnë se deri në fund do ta ngrenë trofeun. Për këtë arsye, pritet që Devolli të mos kursehet aspak dhe të mendojë totalisht për ndeshjen e së mërkurës në Kupë dhe të mos bëjë llogari për në fundjavë për sa i përket ndeshjes së kampionatit. Gjithsesi, rruga deri te trofeu është ende e gjatë dhe fillimisht blutë duhet të kalojnë në dy ndeshje bardheblutë dhe më pas të bëjnë llogaritë në finale. Fakti që në turin e kaluar ia dolën të eliminojnë Partizanin, i cili shihej si një ndër pretendentët e këtij edicioni, i bën optimistë kuksianët edhe për eliminimin e bardhebluve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co