Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë. Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.
Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu. Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.
Miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi.

(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co