Prapaskena/ Rafael Varan: Zënka me Ten Hagun më kushtoi dy muaj përjashtim nga Mançester Junajtid

prapaskena rafael varan zenka me ten hagun me kushtoi dy muaj perjashtim nga mancester junajtid
prapaskena rafael varan zenka me ten hagun me kushtoi dy muaj perjashtim nga mancester junajtid

Rafael Varan ka treguar për përplasjet e tij me Erik ten Hagun te Mançester Junajtid, ndërsa zënka me trajnerin i shkaktoi atij pezullimin nga skuadra për dy muaj. 31-vjeçari kaloi tre vjet me “Djajtë e kuq” pas transferimit nga Reali i Madridit në vitin 2021.



Priteshin gjëra të mëdha nga mbrojtësi francez, i cili fitoi tre tituj dhe katër Champions në Madrid. Por koha e tij në “Old Trafford” u vështirësua nga dëmtimet dhe një rënie e fortë e formës. Ai e mbylli duke luajtur 95 herë në tre vjet përpara se të largohej verën e kaluar te Komo në Itali. Dhe Varan, i cili u tërhoq nga futbolli në shtator pas vetëm një ndeshjeje për klubin e tij të ri, sepse pësoi një dëmtim të rëndë në gju, tregoi për debatin e ashpër që pati me holandezin në nëntor të vitit 2023, ndërsa diskutonin formën dhe përbërjen e skuadrës së Junajtid.

Ai tha për “The Athletic”: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, ndonjëherë ishte shumë e tensionuar. Ndonjëherë ai bënte përpjekje për të dëgjuar reagimet e lojtarëve. Ndonjëherë ai merrte vendime pa dëgjuar. Pra, pati ulje-ngritje. Ndonjëherë ishte e ndërlikuar. Ai gjithmonë kishte nevojë për një shembull konfliktual. Ai e bëri këtë me të paktën një lojtar të rëndësishëm në ekip. Ai ishte gjithmonë në konflikt me liderë të caktuar të grupit, kjo është mënyra e tij e menaxhimit. Kemi pasur një diskutim të fortë. I thamë njëri-tjetrit disa të vërteta, por më pas nuk luajta më për gati dy muaj. Unë thashë se nuk isha dakord me disa mënyra për t’i bërë gjërat në lidhje me marrëdhëniet mes tij dhe ekipit. Ai tha, ‘OK e dëgjova atë që thatë’, dhe pas kësaj nuk luajta. Por më duhet gjithashtu të vlerësoj gjërat pozitive me të. Ai më dha qetësinë për t’u kthyer nga dëmtimi për të luajtur në finalen e Kupës FA”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →