Në parlament u diskutua për projekt-ligjin me BE-në për tregtinë e lirë deri në vitin 2027.
Deputeti i PS-së Pandeli Majko deklaroi se nuk e nderon Shqipërinë shtyrja e një nisme, që e kërkon Bashkimi Europian.
Ndërsa, deputeti i PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi u shpreh se opozita kërkon garanci që fondet e BE-së nuk do të abuzohen.
Pandeli Majko: Kjo është një marrëvheshje me BE-në për tregun e përbashkët dhe nuk iu nderon fakti që kërkoni ta shtyni. Kjo nuk ju nderon, megjithatë është në tagrin tuaj.
Gazment Bardhi: Duam garanci që fondet nuk do të abuzohen. Ministrat duhet të jenë në seancë. Në çdo seancë që ne shqyrtojmë projekt-ligjet, ministrat nuk janë. Nuk duhet t’ju trajtojnë ju deputetëve si kartonë. Ne mbështesim marrëveshjen, por kemi pyetje që duam t’ja drejtojmë ministrit, që mos vidhen fondet.
Lindita Nikolla: U kuptua thelbi i kërkesës dhe do e shtyjmë votimin për tjetër herë. Vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co