Ruben Amorim do t’i ketë një përforcim të menjëhershëm në skuadër kur më në fund të marrë drejtimin e Mançester Junajtidit, pasi Mejzon Maunt u kthye në stërvitje me ekipin e parë. Trajneri portugez u konfirmua si pasardhësi i Erik ten Hagut në “Old Trafford”.
Por ai do të debutojë në stol pas pushimit të kombëtareve të këtij muaji. Dhe kur 39-vjeçari të drejtojë skuadrën, ai pritet të ketë në dispozicion edhe një yll të harruar. Maunt është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin pasi humbi të gjithë muajin tetor i dëmtuar.

Ish-mesfushori i Çelsit u ble për një shifër fillestare 55 milionë £, që bashkë me bonuset mund të arrijë në 60 milionë £. Por 25-vjeçari, i cili ka shënuar vetëm 1 gol në 25 ndeshje, ka munguar një kohë të gjatë prej dëmtimeve.
PANORAMASPORT.AL