
Gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga Gaza, pothuajse e gjithë popullsia, pasi ushtria izraelite javën e kaluar urdhëroi evakuimin e Gazës në mes të një operacioni tokësor, tregojnë shifrat e fundit të OKB-së.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shtuar sulmet në disa pjesë të Rripit, duke përfshirë lagjen Shujaya në veri.
UNRWA, agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë, vlerëson se deri në 1.9 milionë njerëz në Gazë janë zhvendosur brenda vendit – rreth 90 për qind e popullsisë së Rripit, e vlerësuar nga OKB-ja të jetë rreth 2.1 milionë njerëz.
Bëhet e ditur se numri i personave të zhvendosur u rrit nga 1.7 milionë që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në qytetin jugor të Rafahut, shkruan CNN.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co