Irani sipas Politico e cila ka cituar dy zyrtarë amerikan mund ta rimendoj qëndrimin e saj për ta sulmuar ushtarakisht Izraelin.
SHBA ka lobuar aktivisht tek Teherani për ta rikonsideruar përgjigjen e saj ushtarake shkaku i vrasjes se kreut të grupit terrorist të Hamas, Ismail Haniyeh, në Teheran.
Sipas raportimeve Teherani ka zbutur qendrimin pavarësisht kundërshtimeve të fillimshme.
SHBA e ndihmuar edhe nga aleatët në Lindje të Mesme kanë insistuar tek Irani për të mos sulmuar Izraelin duke thënë se një sulm madhor do të rezultonte në konflikt direkt mes dy vendeve.
Sipas Politico, Washingtoni beson se vrasja e Haniyeh ishte një operacion sekret që nuk rezultoi me shtetas iranian të vdekur.
Sipas burimeve Teherani ka filluar të pajtohet me pikëpamjen amerikane dhe pavarësisht se përgjigje ndaj vrasjes së Haniyeh do të ketë nuk pritet të kryhet në sulm ushtarak ndaj Izraelit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co